Pacolli ku ishte i shoqëruar me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së ka treguar momentin kur ai e kishte vërejtur se aeroplani ishte nisur drejt Serbisë. Madje, Pacolli thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejt Serbisë.
“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim dhe i cili tashmë ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëmë në Interaktiv të KTV-së.
Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit.
Ka pranuar haptazi se është dashur të gënjehet momenti kur është vendosur të kthehet avioni prapa dhe të vazhdohet rruga larg Serbisë.
“Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli.
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...