Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se qytetarët e Hajvalisë mbrëmë konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se mikpritja e qytetarëve e ka ndëruar shumë, shkruan Arbresh.info.
“Mbrëm, në Hajvali, mikpritja e përzemërt nga qindra qytetarë, me të cilët ndajmë jo vetëm lagjen ku jetojmë, por edhe rrënjët e përbashkëta nga fshati ynë i origjinës më nderoi dhe më dha kënaqësi. Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur. Ata edhe kësaj radhe më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.”, ka shkruar ai.
Pacolli tha se i ka siguruar që do të jenë gardianë të ruajtjes së familjes së shëndoshë.
“Unë i sigurova se do të jemi gardian të ruajtjes së familjes së shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve. Bashkë do të fitojmë!”, shkroi mes të tjerash ai.
Ndryshe, Koalicioni për Familjen mbrëmë ka mbajtur tubim në Hajvali.
Themeluesit e Koalicionit kërkuan nga qytetarët votën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa pasqyruan plan programin në disa fusha e që në theks të veçantë janë mbështetja për nënat, arsimimi, shëndetësia, personat me nevoja të veçanta etj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Behgjet Pacolli ofron mbështetje për Koalicionin për Familjen, kërkon votën nga qytetarët në Hajvali
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...