Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka takuar sot Forumin Rinor të kësaj partie në Ferizaj.
Në këtë takim sipas Pacollit u dakordua që këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike për Republikën e Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se njehet i kënaqur me mobilizimin e strukturave të Partisë, e sidomos të të rinjve në qytetin e Ferizajt. Ai, ka shtuar se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, AKR do t’i vazhdojë punët e mira, për të fuqizuar shtetin, për të zhvilluar ekonominë dhe për të shtyrë proceset që janë të domosdoshme për Republikën e Kosovës.
Sot zhvilluam një takim me Forumin Rinor të AKR-së në Ferizaj, ku u dakorduam që këto zgjedhje janë të një të një rëndësie jetike për Republikën e Kosovës, prandaj jam i kënaqur që pashë një mobilizim të strukturave të Partisë, e sidomos të të rinjve në këtë qytet, e që pas këtyre zgjedhjeve përsëri së bashku t’i vazhdojmë punët e mira, për të fuqizuar shtetin tonë, për të zhvilluar ekonominë dhe për të shtyrë proceset që janë të domosdoshme. Ndjehem mirë kur puna jonë vlerësohet nga qytetarët!/arbresh.info
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2991093967574188&id=100000208433483
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit