Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të kthehen në precedent të dëmshëm institucional

12:02 | 26 Mars 2026
E.H

Ish-presidenti Behgjet Pacolli paralajmëron se situata aktuale mund të krijojë precedent të dëmshëm për të ardhmen e funksionimit institucional.

Sipas tij, nëse çdo krizë politike përfundon në Gjykatën Kushtetuese, atëherë dobësohet kultura e kompromisit politik.

Ish-presidenti kritikon edhe partitë e tjera politike për mungesë përgjegjësie në menaxhimin e situatës.

Ai thotë se opozita nuk duhej të mbetej vetëm në rol bllokues, por të kontribuonte në gjetjen e një zgjidhjeje institucionale, sidomos në çështje që prekin funksionimin kushtetues të shtetit.

‘’Po, rreziku është real. Jo vetëm për shkak të përplasjes presidente–qeveri, por sepse një vendim i tillë e kthen krizën nga politike në krizë interpretimi kushtetues. Nëse palët e shohin Gjykatën si instrument për zgjidhjen e çdo bllokade, atëherë kompromisi politik dobësohet dhe çdo ngërç i ardhshëm mund të përfundojë sërish në Kushtetuese. Kjo krijon precedent të keq institucional: partitë presin arbitrazh gjyqësor në vend se të prodhojnë shumicë, marrëveshje ose zgjidhje procedurale në Kuvend’’, u shpreh tutje Pacolli për Front Online.

Shpërndaje në rrjete sociale