Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për Dialogun në Bruksel, Rrahim Pacolli, njofton së është anuluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë të qytetarëve nga ana e Serbisë.
Sipas Pacollit ana serbe tregon edhe njëherë jo-seriozitetin dhe jo-stabilitetin që elita politike serbe në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë me faktorët ndërkombëtar.
Rrahim Pacolli bënë thirrje që pa zbatimin e kësaj marrëveshje të anulohen të gjitha takimet dhe bisedimet me palën serbe.
“Mos zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lire të qytetarëve nga pala serbe tregon edhe njëherë jo-seriozitetin dhe jo-stabilitetin që elita politike serbe në vazhdimësi ka bërë dhe po bënë me faktorin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare dhe BE duhet ta kenë parasysh që këto lojëra të Serbisë do të vazhdojnë ashtu siç edhe kanë bërë në të kaluarën e tyre.
Elita politike serbe ka vazhduar dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të paskrupullt edhe në rastin në fjalë.
Propozoi që pa zbatimin e kësaj marrëveshje të anulohen të gjitha takimet dhe bisedimet me palën serbe”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...