Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka organizuar iftarin e fundit të këtij Ramazani në Qendrën e Tenisit në Hajvali, përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli”. Ky aktivitet ka mbledhur mbi 250 persona çdo mbrëmje gjatë muajit të shenjtë, ku Pacolli ka shtruar iftar për ata që kishin nevojë, duke u shprehur falënderues për mundësinë që iu dha të kontribuonte në komunitet.
“Sonte është iftari i 29. dhe i fundit i këtij Ramazani që po shtrohet në Hajvali, nga fondacioni ‘Behgjet Pacolli’,” ka thënë Pacolli në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar Zotin për mundësinë për të shërbyer. “Pas një muaji agjërimi, përkushtimi dhe solidariteti, sonte e falënderojmë Zotin për fuqinë që na dha të shërbejmë me zemër të hapur,” ka shtuar ai.
Pacolli ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit gjatë këtij muaji të shenjtë, duke e konsideruar iftarin një mundësi për bashkim dhe ndihmë për ata që kishin nevojë. “Ky ishte një muaj i mbushur me përulësi, mirënjohje dhe dashuri për njëri-tjetrin – ku tryeza e iftarit nuk ishte thjesht një vend ushqimi, por një vend bashkimi, pa dallime,” ka theksuar ai.
Në përfundim të mesazhit të tij, ish-Presidenti ka bërë thirrje për më shumë dashuri dhe ndihmë për njëri-tjetrin, duke u uruar të gjithëve një Bajram të bekuar. “Le të na shërbejë kjo natë dhe ky muaj si një kujtesë e vazhdueshme për të qenë afër njëri-tjetrit, për të ndihmuar, për të falur dhe për të dashur,” ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...