Janë bërë 1 vjet që nga hapja e fabrikës së lëkurës “Intertex Leather” në Gjakovë.
Nga kjo fabrikë në vit prodhohen mbi 50 mijë çanta njofton ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli duke thënë se kjo fabrikë është “hapur në kompetencat e mia dhe pa asnjë përkrahje nga Qeveria”.
Nga kjo fabrikë gëzojnë të ardhura mbi 70 familje.
“Diçka për të qenë krenarë. Sot është bërë 1 vjet nga hapja e fabrikës së lekurës në Gjakovë. Nga kjo fabrikë, çdo vit prodhohen mbi 50 000 çanta, nga markat më të njohura botërore. Të gjitha për tregun e jashtëm. Kjo fabrikë është hapur me kapacitetin tim, dhe pa asnjë përkrahje nga Qeveria. As që janë interesuar të na vizitojnë. Jam i lumtur që vetëm nga kjo fabrikë, të gëzojnë të ardhura mbi 70 familje”, shkruan Pacolli në Facebook

Lexo edhe:
Inaugurohet fabrika e lëkurës në Gjakovë “Intertex Leather” (Foto)
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...