Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një tjetër eksperiencë të tij ndërkombëtare nga pozita e diplomatit.
Ai ka treguar për përshtypjet që pati nga takimi me ambasadorin gjerman në Kombet e Bashkuara.
Në këtë pritje të organizuar nga Misioni Gjerman në OKB, Pacolli ka shkruar se pati mundësi t’i takoi homologët afrikanë, për të lobuar për njohje të reja.
Ky është postimi i Ministrit të Jashtëm:
U ndjeva, vërtetë i nderuar dhe shumë i respektuar, që të marrë njohje të veçantë për prezencën time nga Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, respektivisht ish-këshilltari Kancelarës gjermane Merkel dhe miku i madh i Kosovës, Christoph Heusgen, në pritjen, që Misioni Gjerman pranë Kombeve të Bashkuara organizoi për Ministrat e Jashtëm të shteteve afrikane. Një mundësi e rrallë që të takojë homologët e mi nga shtetet e kontinentit afrikan. Një kohë ideale për shtimin e përpjekjeve diplomatike dhe zgjerimin e njohjeve të reja.

27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...