Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për emërimet e reja të zëvendësministrave.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se ky nuk është funksionim institucional, por mentalitet abuzues.
“Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në dorëheqje. Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit”, tha Çitaku, mes tjerash.
Në fund, ish-deputetja e PDK-së tha: “Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen”.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...