Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, bashkë me partnerët e koalicionit ka mbajtur sot një tubim madhështorë në vendlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ata u pritën nga një masë e madhe e njerëzve, gjë që e beri Pacollin të ndihët i lumtur.
“Sot i keni dhënë madhështi këtij takimi, sot kishim shumë takime por deserti i këtyre takimeve po shihet sot këtu në Istog”, u shpreh Pacolli.
Ia ka thënë se AKR do të ofroj të gjithë potencialin që posedojnë për të zhvilluar Kosovën.
“Unë tani jam këtu në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Ka qenë dëshira më e flaktë e imja e anëtarëve te AKR-së dhe simpatizantëve të AKR-së që të jemi këtu dhe ju ofrojmë krejt potencialin që posedojmë, të ofrojmë diturinë tonë, eksperiencën tonë dhe në fund ofrojmë shpirtin tonë”, tha Pacolli
“Mjaft më me zhvatje, me dhunim dhe hajni të Kosovës, ka ardh dita kur ne duhet t’i kthehemi realiteti, e ai është amaneti i Ibrahim Rugovës. Ai ka thënë që me njerëz që të urtë e të dijshëm ndërtohet pavarësia”, tha Pacolli./Arbresh.info

Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?