Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në tubimin madhështorë të mbajtur sot në qytetin e Gjilanit ka thënë se Kosovën duhet ta ndërtojmë sipas idealit të presidentit historik Ibrahim Rugovës.
“Kosovën duhet ta ndërtojmë sipas idealit të presidentit historik Ibrahim Rugovës dhe ta ndërtojmë edhe sipas idealit të të gjithë dëshmorëve e heronjve tanë që ranë për liri. Ata kishin ne mendjen një Kosovë të pavarur një Kosovë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, një Kosovë ku secili mund të zgjedh vendin ku ai mund ti realizoj të gjitha kërkesat e tij”, tha Pacolli
Sipas Pacollit pavarësia e Kosovës nuk është e kompletuar.
“Pavarësia ë Kosovës nuk është e kompletuar, kemi qytetarë që janë shumë të varfër që janë shumë të diferencuar e këtë kurrë se dëshiroi presidenti ynë Ibrahim Rugova. Prandaj me 11 qershor do të votojmë për këtë koalicion që përshkruan më të gjitha idetë të Rugovës njerëz të urtë e të dijes”
Ky koalicion ka njerëz të pastër si loti, njerëz që nuk janë të korruptuar, tha Pacolli./Arbresh.info

Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...