Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme, Behgjet Pacolli, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka treguar se ka angazhuar një grup përt ë përgatitur një plan për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan arbresh.info.
“Ndër prioritetet e mia është fuqizimi ndërkombëtarë i Kosovës dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Një hap i rëndësishëm është edhe fillimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.Ne pjesën e parë të muajit të kaluar kam krijuar një grup punues prej 11 anëtarëve që do të përgatisin një plan të veprimit për masat që duhet të ndërmerren”, ka thënë Pacolli.
Pacolli tha se në një afat shumë të shpejt Kosova do ta dorëzoj aplikimin në këtë organizatë.
“Kërkoj nga të gjithë ju që të jemi të një mendimi dhe të kemi uniformitet politik në këtë proces. Prej momentin që ne do te aplikojmë do të vëzhgohemi vazhdimisht”, u tha Pacolli ministrave./Arbresh.info
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë