Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë pamje nga rruga magjistrale Prekovc-Strezovc duke thënë se është bërë e rrezikshme për njerëzit që e frekuentojnë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje ministrit të Insfrastrukturës, Liburn Aliu që të reagojë, shkruan Arbresh.info.
“Siç shihet ne video, këto pamje vijnë nga rruga magjistrale Prekoc-Strezovc, që është bërë shumë e rrezikshme për njerëzit që e frekuentojnë. Ministër Aliu, ju luten reagoni menjëherë përballë kësaj situate që mund të jetë rrezik në çdo moment për qytetarët.”, ka shkruar ai.
“Qeverisja e mirë vlerësohet edhe në mirmbajtje të gjërave”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info/
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar