Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes facebook-ut ka mirëpritur vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për zbritje te tarifave te sigurimit kufitar, me 50% zbritje.
“Pas iniciativës të aksionerëve të kompanisë Siguria, sot më në fund BQK mori vendimin pozitiv për atë që ne që sa kohë jemi duke e kërkuar. Aplikimi i tarifave të sigurimit kufitar do të jetë 50% më e ulët dhe hyn në fuqi me 1 korrik. Ky është një lajm i mirë për bashkatdhetarët tanë. Gëzohem që këtë iniciativë e nisëm ne, dhe përfundoi me sukses. Urime të gjithë!”
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...