Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mirëpritur marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se agjenda e re të kryesimit britanik, nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të UNMIK-ut, duke krijuar një realitet të ri dhe se sipas tij mos përfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është një sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të saj.
Statusi i plotë:
partnere të saj
Mirëpresim dhe përshëndesim marrjen e Kryesimit të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe miratimin e agjendës së re të kryesimit britanik, e cila nuk parasheh raportimin e rregullt tre-mujor të UNMIK-ut, duke krijuar një realitet të ri.
Mirëpresim dhe përshëndesim marrjen e kryesimit të Këshillit të Sigurimit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Mospërfshirja e raportimit mbi Kosovën në agjendën për Muajin Gusht është një sukses për Kosovën dhe shtetet aleate dhe partnere të saj. Ne, për shumë kohë kemi kërkuar, që të ndryshohet formati tre-mujor i raportimit. Ky është edhe një mesazh i qartë për njohjen e arritjeve dhe zhvillimeve të gjithmbarëshme pozitive në Kosovë. Këshilli i Sigurimit gradualisht po e njeh realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe është koha, që Kosova të bëhet anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...