Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve të departamentit të shtetit për liritë fetare, sot merr pjesë në samitin e organizuar nga Presidenti Trump, ku Kosova ka ofruar përkrahje ndaj kësaj inciative nga viti 2018.
Në korrik më ftesë të Sekretarit Pompeo Ministri Pacolli kishte marrë pjesë në ministerial.
“Së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po marrim pjesë në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të treguar mbështetjen e Kosovës për lirinë fetare në gjithë botën. Kosova gjithnjë do të jetë e gatshme t’u bashkohet nismave të presidentit Trump për të përmirësuar këto të drejta thelbësore të njeriut”, shkruan Pacolli.


Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...