Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, përmes një publikimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel.
Pacolli, Kinkelin e ka kujtuar si njeri liberal dhe paqedashës.
Postimi i plotë:
“Me pikëllim mësuam lajmin se sot, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel. Kinkel ishte liberal dhe paqedashës i madh, që me vendosmëri ju kundërvy luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë. Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera, Kinkel do të kujtohet si personalitet i shquar në Gjermani dhe Evropë. Kinkel ishte njëri nga mbështetësit e kauzës së drejtë Kosovës.U shprehim ngushëllime institucioneve dhe popullit gjerman.”
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...