Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur lutjet e tij për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm.
“Tërmeti që goditi Shqipërinë me epiqendër në veri të Durrësit, ishte më i fuqishmi në Evropë të këtij viti. Për fat të keq duket të ketë edhe viktima. Me mendje dhe me zemër jemi në Shqipëri. Lutemi për të gjithë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.
Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri, shkruan arbresh.info.
Termeti i dytë u regjistrua në orën 03:19 me magnitudë 3.1.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën02:47 me magnitudë 4.4/arbresh.info/
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare