Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të votës, por megjithatë pritet të rritet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Pacollit, rënia e votës mund të ketë pasur arsye të ndryshme, përfshirë qytetarët që nuk kanë dalë të votojnë.
Ajo ka theksuar se nuk ka të dhëna që qytetarët nuk kanë votuar për shkak të zhgënjimit me VV-në.
“LVV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të rritet prapë. A ka ndoshta një rënie të votës? Po ka. Mundet të ketë arsye të ndryshme, përfshirë qytetarë që kanë qenë të sigurt që fitojmë dhe në ditën e zgjedhjeve nuk kanë dalë të votojnë. Unë nuk di të ketë pasur qytetarë që nuk kanë votuar sepse janë zhgënjyer nga VV-ja,” ka thënë Pacolli në Tëvë1.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...