Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli ka komentuar Ligjin për Prishtinën të cilin e kaloi sot Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se ky ishte obligim i qeverive të kaluara por që sipas tij u vonuan ta kryejnë këtë obligim.
Qëndrimi i Selim Pacollit për Ligjin për Prishtinën:
Bashkëqytetarë të Prishtinës,
Qeveria e Republikës sē Kosovës sapo ka kaluar ligjin për Prishtinën, obligim ky kushtetues, të cilin u vonuan ta përmbushin qeveritë e kaluara.
Kjo vonesë në kalimin dhe humbjen e madhe të kohës e mundësive të cilat i sjell ligji, është faturë që padrejtësisht e pagoi kryeqyteti dhe qytetarët, sepse teket, inatet, interesat e subjekteve dhe politikanëve nuk pushuan asnjëherë.
Le të jemi të qartë ky është vetëm një hap, të cilin e përshëndesim, por duhet të presim dhe nëse kërkesat dhe nevojat e qytetit janë më të mëdha, ne duhet ta plotësojmë e ndryshojmë këtë ligj pas një kohe zbatimi në praktikë.
Një hap i parë dhe i mirë, por Prishtina ka nevojë për hapa të shumtë dhe të mëdhenj.
Prandaj, mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...