Pavarësisht situatës së tanishme kur partitë parlamentare kanë mospajtime për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin si kushti i fundit për liberalizim të vizave kryediplomati Behgjet Pacolli beson se në pjesën e parë të vitit 2018 kosovarët do të lëvizin lirshëm.
“Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit ku qytetarët do të lëvizin lirshëm. Unë shpresoj shumë që në pjesën e parë të vitit dhe viti 2018 do të jetë viti me të cilin ne sigurisht do të shënojmë edhe historinë e shtetbërjes tonë”, tha Pacolli.
Por që liberalizimi të ndodh Pacolli deklaron se pavarësisht kushtit të padrejtë të vendosur nga Komisioni Europian për Kosovën marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohet në kuvend.
Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk ka regjim të lirë të vizave.
Liberalizimin e tyre Serbia, Maqedonia e Mali i Zi e kanë fituar në vitin 2009 kurse Shqipëria e Bosnje e Hercegovina në vitin 2010./RTK/
http://www.dailymotion.com/video/x6bccxj
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...