Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR dhe LDK kanë një bashkëpunim dhe përshtatje shumë të mirë dhe të natyrshëm.
Pacolli, para strukturave të partisë dhe qytetarëve në Gjakovë ka thënë se lista e kandidatëve me deputetë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është lista më e mirë dhe më e pastër ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi edhe një gjenezë me LDK-në. Është hera e parë që bashkëpunojmë dhe shoh se është bashkëpunim i natyrshëm dhe shpresoj që qytetarët e kuptojnë këtë. Lista me deputetë, lista më e mirë dhe më e pastër e të gjitha zgjedhjeve që kanë ndodhur në Kosovë. Janë njerëz të devotshëm, janë njerëz të punës ku mbi 46 për qind përfaqësohet nga gjinia femërore e mbi 60 për qind përfaqësohet nga rinia”, u shpreh Pacolli./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1430953083636446/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...