Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur kundër iniciativës për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një postim në Twitter, Pacolli ka thënë se kjo nuk i nevojitet Amerikës dhe botës.
Ka thënë se Kosova ka besim në të e se ai do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë.
“Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Twitter duke komentuar seancën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”. Procesi i tillë mund të çojë në shkarkim.
Në postimin e tij, Pacolli ka përdorur fotografinë nga video e famshme ku kishte shtrënguar duart kalimthi me Trumpin e që në Facebook e kishte prezantuar si takim.
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...