Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka kujtuar sot Presidentin historik, Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij.
Në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka publikuar një fotografi së bashku me Rugovën, ndërsa ka shkruar se kujton ende takimet e tyre, të qeta, të urta dhe gjithmonë të përkushtuara ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sot, më 2 dhjetor, Presidenti historik Ibrahim Rugova do të mbushte 81 vite jetë. Kjo foto e vjetër, dekada më parë, më kujton takimet tona të shumta – të qeta, të urta dhe gjithmonë të përkushtuara ndaj Kosovës. Presidenti Rugova ishte simbol i mençurisë, i durimit dhe i paqes; njeri që me qetësinë e tij të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli.
“Ai mbetet frymëzim i përhershëm për çdo njeri që e do këtë vend dhe që beson se rruga drejt së ardhmes ndërtohet me vizion, urtësi dhe punë. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, tha Pacolli./Arbresh.info
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë