Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.
Pacolli ka thënë se shkak i kësaj është fituesi kontrovers i Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.
Pacolli poashtu ka thënë se pret që edhe ambasadori i Shqipërisë të veprojë njëjtë.
Postimi i tij i plotë:
Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme./arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?