Një ditë para votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli shprehet mjaft optimist se nesër në orën 11, sipas kohës lokale, Kosova do të pranohet në organizatën e INTERPOL-it, shkruan arbresh.info
Behgjet Pacolli, në një prononcim për media nga Dubau tha se nesër Kosova do të pranohet me të drejta të plota në organizatën e Interpolit.
Sipas tij dhe informatave që posedon Pacolli, thotë se Kosova është në një pozitë shumë të mirë dhe e nuk do të ketë surpriza negative.
“Neve na ndajnë vetëm disa orë deri te momenti i rëndësishëm për ne. Unë besoj se do të pranohemi në INTERPOL sepse vota pro është votë e merituar e Kosovës si shtete”

“Të qenurit në INTERPOL është jashtëzakonisht me rëndësi për Kosovës, është eventi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë.
“Ne kemi informata se Kosova është në një pozicion shumë të mirë shpresoj që të mos ketë surpriza negative. Nesër Kosova që nga ora 11, sipas kohës lokale, do te jetë anëtare e Interpolit. Shumë shtete e kanë premtuar votën por. votimi është i fshehtë”
Pacolli ka komentuar edhe fushatën që është duke bërë Serbia për të ndaluar pranimin e Kosovës në INTERPOL.
“Ne jemi duke bërë një punë konstruktive kurse ata janë duke e shkatërruar. Këtu jo vetëm njerëzit por edhe perëndia ndihmon nëse puna shkon në dobi të tjerëve.”. tha Pacolli nga Dubai./Arbresh.info/

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...