Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli e ka quajtur të pavërtetë tërheqjen e njohëse nga shteti i Liberisë.
Pacolli ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë dhe e ka konfirmuar se lajmi është i rremë.
“Është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi”, ka shkruar Pacolli mes tjerash.
Postimi i plotë:
Sapo zhvillova një bisede telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët ma konfirmuan që tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi.
Në ditët në vijim, marëdhëniet e Republikës së Kosovës me Liberinë, do të kulmojnë në nivelin më të lartë diplomatik
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...