Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me drejtuesit e një kompanie globale gjermane në të cilën ka edhe shqiptarë të punësuar.
Pacolli ka thënë se kjo kompani dëshiron t’i zhvendosë fabrikat e tyre në Kosovë.
“Duan të zhvendosin fabrikat e tyre në Kosovë. I garantova se tek ne ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm dhe një rini të mrekullueshme”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi i plotë:
Takim me drejtuesit e një kompanie globale gjermane, që ka dhe shqiptarë në role të rëndësishme manaxheriale. Duan të zhvendosin fabrikat e tyre në Kosovë,. I garantova se tek ne ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm dhe një rini të mrekullueshme. Krahas diplomacisë institucionale, diplomacia ekonomike prodhon fryte të prekshme, ndaj gjatë qëndrimit në Bruksel, ju përkushtova dhe asaj.
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...