Rrahim Pacolli ka kritikuar përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës. Kritika të ashpra ai ka drejtuar në adresën e personave gjegjës që vendosen që sheshin “Adem Jashari” ta përurojnë pa vendosur asnjë element të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ky është postimi pa ndërhyrje;
Është e turpshme që përkundër rregullimit në sheshin “Adem Jashari” ende nuk është vendosur shtatorja e komandantit legjendar.
Nuk ka kuptim që sheshi që mban emrin e tij të mos ketë as elementin më të vogël që përfaqëson heroin kombëtar. U bëj thirrje institucioneve gjegjëse që të korrigjohet kjo gjë sa më parë. RrP

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...