Mirëmbajta e rrugëve nëpër Kosovë vazhdon të jetë një problem mjaftë shqetësues.
I shqetësuar është shprehur edhe Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli i cili ka kërkuar nga ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Lutfi Zharku, t’iu kushtoj më shumë rëndësi këtyre rrugëve.
“Ministër, nga detajet krijohen tërësitë, merruni me detaje se janë pjesë e çmueshme e punës së secilit i cili e doni Kosovën”, shkruan Pacolli në Facebook.
“Ministër Zharku,
intervenoni ju lutem!
Kjo shoqëri ka harxhuar shumë mjete për ndërtimin e këtyre rrugëve dhe tani ato po shkatërrohen për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Sot ato mundën të sanohen me pak mjete e nesër ato munden edhe më u zhduk dhe rindërtimi i tyre (nese prap ndodh) do të kushton shumë.
Ministër,a merret dikush më këtë punë.
Shikojeni një shembull;
Rruga Prekoc-Krilevë që qeveria e kaluar investoj mbi 4 milion tani është duke u zhdukur,për shkak të pak intervenimeve të vogla në mirëmbajtje”, shkruan Pacolli.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...