Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin me nga 45 vite burgim të secilit prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se paraqet një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë.
Në një postim në Facebook, Pacolli tha se një kërkesë e tillë rrezikon të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit dhe besimin publik në vendimmarrje të drejtë, shkruan Arbresh.info
Sipas tij, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon ta bëjë këtë tribunal të perceptohet si i pabesueshëm dhe i njëanshëm.
“Kërkesa e prokurores për dënim me 45 vite burgim ndaj krerëve të UÇK-së paraqet një qasje të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë. Një kërkesë e tillë rrezikon të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit dhe besimin publik në vendimmarrje të drejtë. Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë një realitet historik dhe politik që duhet të trajtohet brenda kontekstit të saj të plotë. Drejtësia gjegjesishte kerkesa per nje denim eventual duhet të mbështetet në prova të qarta, në përgjegjësi individuale dhe në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të normave e standardeve universale. Çdo devijim nga këto parime e largon procesin nga thelbi i drejtësisë.”, ka shkruar Pacolli.
“Për këtë arsye, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon ta bëjë këtë tribunal të perceptohet si i pabesueshëm dhe i njëanshëm, duke mos shërbyer në interes të zbardhjes së tragjedisë reale që ndodhi në Kosovë.”, u shpreh ai./Arbresh.info
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...