Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se fakti që ai ka dështuar në rrugëtimin e tij politik deri më tani ishte pasojë e besimit që kishte në disa njerëz.
Pacolli, në një ligjeratë para studentëve të Kolegjit “Iliria” ka thënë se shumëkush ia ka kthyer me respekt besimin por shumëkush edhe e ka keqtrajtuar atë, shkruan arbresh.info.
“Kam dështuar se kam besuar tek njerëzit. Shumëkush e ka çmuar dhe e ka kthyer me respekt këtë besim që e kam pasur por shumëkush edhe e ka keqtrajtuar. Por nuk ka ndodhur ende diçka shumë e madhe që të më ndalë nga rruga ime. Jam i bindur se do të eci përpara për arsye se kam ecur në pjesën më të madhe të jetës dhe në fund të ditës kam arritur që të jem i qetë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...