Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit atje, Pacolli ka takuar zyrtar shtetëror amerikan dhe të shteteve të tjera, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka dhënë detaje rreth takimeve që ka zhvilluar të mërkurën.
Postimi i Pacollit:
Dje në New York pata disa takime:
– Në mëngjes pata një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, z. Tangara.
– Pasdite isha në një takim konsultativ me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
– Isha i ftuar si mysafir në Eventin “Unstoppable Africa” të organizuar nga Zëvendës Sekretarja e Kombeve të Bashkuara, znj. Amina Muhamed.
– Në margjinat e këtij eventi u takova me shumë liderë afrikanë, miq të mi.
– Takim me znj. Amina Muhamed, Zëvendës Sekretare e OKB-së.
– Takim me Ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
– Darkë me familjarët e ish-presidentit Trump./Arbresh.info
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...
Shembja e ndërtesës në Gjermani/ Ekipet e shpëtimit vijojnë ...
Kosovari do të dëbohet nga Gjermania, pas garës rrugore me f...
Përveç dënimit me burg, Jevtiqit i sekuestrohet edhe pasuria...