I pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Pacolli përmes një statusi në Twitter ka shkruar se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, kemi dyfishuar numrin e grave si ambasadore që e përfaqësojnë Kosovën jashtë shtetit.
Ai, u shpreh se ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info
Happy International Women’s Day! I am proud that during my tenure as FM of #Kosovo we have doubled the number of Women Ambassadors/HoM’s representing #Kosovo abroad. They have done a great work in defending #Kosovo’s national interests. Thanks u for your service to the country.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 8, 2020
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...