Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli u takua me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.
Ai gjatë takimit që kishin në romë ka thënë se Ministri Alfano i ka ofruar mbësjtetje edhe më të fuqishme italiane Kosovës në liberalizim të vizave, integrim ndërkombëtar e rritje të investimeve.
Statusi i plotë:
“Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit Njeri politik. Keni ndërtuar. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni Njeri, dhe Ndërtues”. Kështu më tha sot homologu im italian, ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, gjatë takimit që kishim në Romë.
U sigurova nga numri një i diplomacisë italiane për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve. Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit