Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe sipas tij si e tillë do të dëshmohet edhe tani.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se beson fuqishëm në drejtësi, ashtu siç beson fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që sipas tij ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.
Statusi i plotë:
Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.
Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës.
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...