Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka inspektuar sot punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Benghazit, të cilat punime po bëhen nga kompania e tij, “Mabetex Group”.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se inspektimi i punimeve në këtë aeroport dëshmon qartë se përkushtimi, forca, korrektësia dhe profesionalizmi i Mabetexit vulosin në mënyrë të pakontestueshme suksesin në realizimin e veprave me standard të lartë.
“Çdo përpjekje tjetër që devijon nga puna, sinqeriteti dhe djersa, mbetet vetëm një eufori e përkohshme që shpejt shfaq pasoja”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës