Aleanca Kosova e Re (AKR) ia ka shuar shpresat koalicionit PAN për një marrëveshje të mundshme në krijimin e qeverisë.
Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka deklaruar për “Zërin” se nuk ka pasur e as nuk ka asnjë marrëveshje me PAN që të formojë qeverinë.
Pacolli ka thënë se AKR-ja është e interesuar për qeveri që formohet me shumicë shqiptare në parlament.
Si sekretar organizativ i partisë, ai ka thënë se qëndrimi i tij është koalicioni me LDK-në dhe mundësi marrëveshjeje me “Vetëvendosjen”.
“Qëndrimi im është koalicion me LDK-në edhe mundësi marrëveshjeje me VV-në”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe edhe kreu i AAK-së ka paralajmëruar mundësinë e shtyrjes së seancës së nesërme./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026