Ish-Presienti i vendit, Behgjet Pacolli ka reaguar për vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika në Kaçanik.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte një akt i cili i ak prekur të gjithë, shkruan Arbresh.info.
“Vrasja e rreshterit të policisë Muhamed Lika në Kaçanik është një ngjarje tejet trishtuese për të gjithë ne. Një akt i rëndë që na ka prekur thellë, sepse vetëm deri dje ai ishte në shërbim të sigurisë dhe rendit për qytetarët tanë.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
“Zoti e mëshiroftë dhe mos na ndodhtë më kurrë një humbje e tillë tragjike.”, ka shkruar mes të tjerash Pacolli.
Ndryshe, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 23:00.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika u qëllua për vdekje në hyrje të ndërtesës.
Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare./Arbresh.info.
LEXO EDHE:
“Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë”, reagojnë familjarët e policit
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...