Kreu dhe deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
Pacolli përmes një postimi në Facebook shkruan se i vjen keq për eurodeputeten, shkruan arbresh.info.
“Duket qartë se lufta e dytë botërore dhe procesi i Nurembergut nuk morën me vete idetë dhe realitetet ksenofobike dhe nacional-socialiste. Me vjen keq për eurodeputeten franceze të mijëvjeçarit të tretë!”, shkruan Pacolli.

Ndryshe. eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ajo shkon aq larg sa e quan çmenduri dhe se refuzojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë JO”, ka shkruar ajo në Twitter./arbresh.info/
LEXO EDHE
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...