Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli është deklaruar se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë.
Sipas tij, ekipi i propozuar për dialog nga qeveria do të miratohet sot në Kuvendin e Kosovës, raporton arbresh.info.
“Seanca do të vazhdojë. Grupi për dialog që është propozuar nga qeveria do të kalojë sot në parlamentin e Kosovës”, u shpreh ai.
Gjithashtu shefi i diplomacisë kosovare tha se opozita i ka vendet e tyre të ndara në kuadër të ekipit për dialog, por që nuk mund ta detyrojnë me forcë askënd që të marrë pjesë në seancë dhe të votojnë.
“Opozita ka të drejtën e vet do të doja shumë që opozita të jetë pjesë e grupit dialogues. Për opozitën ne kemi ndarë vendet e tyre për dialog dhe ashtu tepër ne nuk mundemi të aplikojmë asnjë forcë që të rrimë këtu në kuvend dhe ta votojnë. Qëndrimi i qeverisë është i qartë se ky grup nuk ka kompetenca që të flasë për ndryshimin e kufijve, gjegjësisht për ndërrimin e territoreve”.
Pacolli tha se nëse pala serbe e ka shef presidentin e tyre atëherë edhe ajo kosovare do të ketë shef presidentin.
“Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq këtë grup qeveritar. Nëse pala serbe do të ketë shef presidentin e tyre sigurisht se ne shef duhet ta kemi presidentin tonë”, ka deklaruar Pacolli./Arbresh.info/
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...