Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli përmes një statusi në profilin e tij në facebook pas takimit që kishte me sekretarin gjeneral të Komitetit Olimpik të Europës, Raffaelle Pagnozzi ka thënë se një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, përcjell arbresh.info.
Ai madje ka shkruar se u ka premtuar Komitetit Olimpik të Kosovës se do të punoj për ta në mënyrë që t’ua siguron një ndërtesë të re.
Ky është shkrimi i plotë i tij në facebook:
“Një shtet pa sport është si një trup pa gjymtyrë, prandaj ne duhet ta mbështesim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha mënyrat. Njerëzit që përfaqësojnë sportin janë ambasadorët më të mirë tonë. Prandaj, vizita e Pagnozzi është shumë e rëndësishme dhe do të doja ta shoh edhe ai se ne e duam sportin dhe merremi seriozisht me të”, kështu i thashë Raffaelle Pagnozzit, sekretarit gjeneral të Komitetit Olimpik të Europës, që e prita në shtëpinë time së bashku me udhëheqësinë e KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës). – I premtova drejtuesve të KOK-ut se do të punoj t’ua siguroj një ndërtesë të re”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Sadiku: Të gjithë po merren me LDK-në, por partia duhet të m...
Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur
Osmani, Basha e Kurti nesër marrin pjesë në ceremoninë përku...
ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes p...
“Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, Kraki: LDK ka ne...
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht