Pacolli: Haradinaj dinjitoz dhe bashkues, Osmani e padenjë

23:36 | 3 Shkurt 2021

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli  e shikon figurën e Ramush Haradinaj si President të Kosovës si unifikuese për Kosovën, ndërsa nuk e shikon të tillë Vjosa Osmanin.

‘Jeta mëson. Dhe unë besoj që këto 20 vite pas lufte kanë shërbyer që Ramushi të jetë një politikan i denjë”.

Ramushi mund të ishte një figurë unifikuese. Është një njeri i talentuar, i vyer, shoqërues, që mund të krijojë miq, nuk është refuzues.

“Unë kam qenë vetë një suportues i madh i Vjosa Osmanit. Por më veprimet e saj në ditë e fund, me intensin autoritar që shkarkoj kryetaren, nuk besoj që qytetarët e Kosovës mendojnë që Vjosa Osmani do të jetë një presidente e denjë”,u shpreh Pacolli në ‘Çim Peka Live”.

Lajmet më të lexuara