Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”.
Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjese substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”.
I pyetur nëse do të bëhet bashkimi i madh i LDK-së, Abdixhiku tha se një pjesë substanciale e kthimit tashmë është arritur.
“Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku.
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...