Pacolli: Gjykata Kushtetuese legjitimoi aktin kriminal në rastin e Hotel Grand

11:54 | 4 Tetor 2016
M. A.

Ish presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin kur ajo ka legjitimuar aktin kriminal në rastin e Hotel Grand, shkruan arbresh.info.

“Këtë vepër kriminale, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese (dëgjoj urdhërat e njerëzve të fortë) e “legalizoj” me dekret kushtetues”, ka thënë mes tjerash Pacolli përmes një postimi në Facebook.

Ai e quan AKP-në si një institucion të kriminalizuar dhe kujtohn se ATK ka kërkuar nga ai mbi 3.600.00 euro ryshfet për ta transferuar pronën në emër të tij./Arbresh.info

Ky është postimi i plotë i z. Pacolli:

Miq të mi, sot lexova se Kryetarja e Gjykates Kushtetuese ka shkelur sërish ligjin ne dy raste. Ajo ka shkelur ligjin edhe në rastin tim kur e legjitimoi aktin kriminal të disa “njerëzve të fortë” në rastin e Hotel Grandit. Siç e di opinioni publik, kompania ime kishte blerë 60% të aksioneve të këtij hoteli dhe ishte zotuar (me garancione bankare) të investoj mbi 40 milion euro, në mënyre që këtë hotel ta kthej në një gjenerues të mbi 1500 vendeve të punës dhe në një qender dinjitoze të konventave, hoteliere, komerciale e rezidenciale. AKP e kriminalizuar, mua personalisht mi kërkoj mbi 3.600.000 euro ryshfet për të ma transferuar pronën. Këtë kërkesë, unë e refuzova në mënyre kategorike dhe e denoncova rastin në Polici. Njerëzit e AKP-së të hidhëruar që nuk mundën të përfitojnë për xhepin e tyre, vendosi ta kthej këtë objekt në pronësi te saj dhe sot i njejti është transformuar në një qendër të krimit drogës e bixhozit. Këtë vepër kriminale, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese (dëgjoj urdhërat e njerëzve të fortë) e “legalizoj” me dekret kushtetues. Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, i di rrethanat si e ka marrë këtë vendim. Të mbetët kjo për ju, kryetare njolla e keqe e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale