Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar për takimin që kishte me homologon e tij gjerman, Heiko Maas.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka shkruar se Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit.
“. Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë”, ka shkruar Pacolli.
Statusi i plotë:
Nder, respekt dhe mikëpritje e pashembullt nga homologu im gjerman, Heiko Maas, i cili më priti në vizitë shtetërore sot në Berlin.
Takim shumë miqësor, konstruktiv dhe pëmbajtësor. Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit. Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë.
Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?