Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron në Varshavë nga ku thotë se Kosova ka marrë mbështetje të plotë nga Gjermania, për liberalizimin e vizave, shkruan abresh.info
“Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass. Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli, gjithashtu ka shkruar se me të kanë biseduar gjithashtu për raportet ndërmjet dyja vendeve.
“Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësinë e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrëveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër. Njoftova ministrin Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësinë e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron”, përfundon Pacolli./Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku