Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për personat të cilët sipas tij rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka në media.
I pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka shkruar se këta persona duhet të përgjigjen para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz u shkaktuar dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Këta duhet të përgjigjen para drejtësisë!
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...