Pacolli falenderues ndaj SHBA-së: Çlirimi i Kosovës ishte fundi i tiranisë së Serbisë

11:48 | 12 Qershor 2020
A Z

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se, Kosova është falënderuese ndaj SHBA-së për rolin që ka pasur ajo në çlirim.

Po ashtu Pacolli  shkrua se, i detyrohemi dëshmorëve të luftës sonë

“Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin historik të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Slobodan Millosheviçit dhe sundimi brutal i Serbisë mbi Kosovën. Falënderojmë liderët botërorë si Bill Klinton, Toni Blair, Madeleine Albright, Jacque Chirac, Gerhard Schroder për vendimin e drejtë për të ndaluar genocidin serb gjatë 1999. Kosova kurrë nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur pa miqtë tanë. Aspirata jonë për liri dhe pavarësi u kulmua nga miqtë tanë parimorë në NATO. I detyrohemi dëshmorëve të luftës sonë, popullit tonë dhe miqve tanë që ta bëjmë Kosovën një vend të prosperuar, modern dhe të zhvilluar.

Çlirimi i Kosovës ishte fundi i tiranisë së Serbisë mbi Kosovën.

Urime Kosovë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163556454555153

 

Shpërndaje në rrjete sociale