Ish presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falënderuar krerët e institucioneve, miqtë, kolegët dhe mediat për mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre për vdekjen e punëtorëve të kompanisë Mabetex në Kazakistan.
Postimi i plotë i z. Pacolli në faqën zyrtare në facebook:
Të dashur miq, të dashur kolegë dhe të nderuar përfaqësues të mediave.
Këto ditë kanë qenë vërtetë shumë të vështira për mua, për familjen time dhe të kompanisë Mabetex. Por më së shumti për familjet e viktimave në Astana, të cilet edhe personalisht i vizitova. Kjo ngjarje tragjike sigurisht që do të jetë me mua tërë jetën.
Me këtë postim dua vetëm të ju falenderoj shumë për mbështetjen e juaj në këto ditë të vështira. Për ngushllimet dhe emocionet e juaja. Që ishit me mua, me familjet dhe me kompaninë time në këtë tragjedi. Gjithashtu falenderoj Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, Kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm z. Thaçi për ngushllimet e tyre.
I lutem Zotit që kjo mos ti ndodhë askujt më. Dhe të lutemi se bashku për familjet e viktimave.
Faleminderit!
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...